Dëshmitarët e Jehovait—Kush janë? Çfarë besojnë? |
Çfarë besojnë?DËSHMITARËT e Jehovait besojnë te Perëndia i Plotfuqishëm, Jehova, Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Vetë ekzistenca e mrekullive të projektuara në mënyrë të ndërlikuar, në universin që na rrethon, tregon në mënyrë të arsyeshme se çdo gjë është bërë nga një Krijues i mençur dhe i fuqishëm. Ashtu si veprat e burrave dhe grave pasqyrojnë cilësitë e tyre, ashtu është edhe me ato të Perëndisë Jehova. Bibla na thotë se «cilësitë e tij të padukshme shihen qartë qysh prej krijimit të botës, pasi dallohen nga gjërat e bëra». Gjithashtu, në mënyrë të heshtur ose pa fjalë, «qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë».—Romakëve 1:20; Psalmi 19:1-4.
Njerëzit nuk modelojnë vazo dhe nuk prodhojnë televizorë e kompjutera pa pasur një qëllim. Toka dhe krijimi që ajo mban, i botës bimore dhe shtazore, janë shumë më të mrekullueshme se këto. Struktura e trupit njerëzor me miliarda qelizat e saj shkon përtej kuptueshmërisë sonë, madje, edhe truri me të cilin mendojmë, është në mënyrë të pakuptueshme i mrekullueshëm! Nëse njerëzit kanë një qëllim kur bëjnë shpikjet e tyre relativisht të parëndësishme, me siguri që Perëndia Jehova e kishte një qëllim kur bëri krijimet e tij mbresëlënëse. Proverbat 16:4 thotë se ai e ka një qëllim: «Zoti bëri çdo gjë për qëllimet’ e tij.»—Kristoforidhi.
Jehovai e bëri tokën për një qëllim, ashtu siç i tha çiftit të parë njerëzor: «Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën . . . , e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë» (Zanafilla 1:28) Për shkak se u bë i pabindur, ky çift nuk arriti ta mbushte tokën me familje të drejta, të cilat do të kujdeseshin në mënyrë të dashur për të, për bimët e për kafshët e saj. Por dështimi i tyre nuk bën që të dështojë qëllimi i Jehovait. Mijëra vjet më vonë, u shkrua: «Perëndia, Formuesi i tokës . . . , nuk e krijoi thjesht për asgjë.» Ai e «formoi madje për të qenë e banuar». Nuk do të shkatërrohet sepse «toka mbetet përjetë». (Isaia 45:18, BR; Eklisiastiu 1:4, The New English Bible) Qëllimi i Jehovait për tokën do të realizohet: «Këshilla ime do të qëndrojë dhe do të bëj çdo gjë që është kënaqësia ime.»—Isaia 46:10, BR.
Kështu, pra, Dëshmitarët e Jehovait besojnë se toka do të mbetet përgjithmonë dhe se të gjithë njerëzit, të gjallë e të vdekur, të cilët do të përshtaten me qëllimin e Jehovait për një tokë të bukur e të banuar, mund të jetojnë në të përgjithmonë. I gjithë njerëzimi trashëgoi papërsosmëri nga Adami dhe Eva e, në këtë mënyrë, të gjithë u bënë mëkatarë. (Romakëve 5:12) Bibla na thotë: «Paga që paguan mëkati është vdekja.» «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» «Shpirti që mëkaton do të vdesë.» (Romakëve 6:23; Eklisiastiu 9:5; Ezekieli 18:4, 20) Atëherë, si mund të jetojnë përsëri njerëzit për të marrë bekimet tokësore? Vetëm nëpërmjet flijimit shpërblerës të Jezu Krishtit, pasi ai tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që ushtron besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të vijë në jetë.» «Të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.»—Gjoni 5:28, 29; 11:25; Mateu 20:28. Si do të ndodhë kjo? Kjo shpjegohet në «lajmin e mirë të mbretërisë». (Mateu 4:17-23) Por sot, Dëshmitarët e Jehovait janë duke e predikuar lajmin e mirë në një mënyrë vërtet të veçantë. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
ÇFARË BESOJNË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Botuar më 2001 |
|
Copyright © 2008 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|