Dëshmitarët e Jehovait—Kush janë? Çfarë besojnë? |
Vlera praktike e lajmit të mirë për shoqërinë
|
| Të gjitha racat dhe ngjyrat punojnë |
Një ndër problemet më të mëdha që pllakosin shoqëritë dhe kombet është paragjykimi racor. Në dallim me këtë, apostulli Pjetër tha: «E kuptoj pa pikë dyshimi se Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë është për të i pranueshëm.» Dhe Pavli shkroi: «Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav, as të lirë, nuk ka as mashkull, as femër; sepse ju jeni të gjithë një person në unitet me Krishtin Jezu.» (Veprat 10:34, 35; Galatasve 3:28) Dëshmitarët e Jehovait janë dakord me këtë. Në selinë e tyre botërore, nëpër degë dhe në kongregacionet e tyre, të gjitha racat dhe ngjyrat jetojnë dhe punojnë së bashku.
| Krishterimi është praktik. Ç’gjë tjetër ka dhënë rezultate? |
Në Afrikë disa fise nuk mund të takohen së bashku pa u ndeshur me njëri-tjetrin. Megjithatë, në asambletë e Dëshmitarëve të Jehovait, njerëz nga shumë fise të ndryshme hanë, flenë dhe adhurojnë së bashku në një harmoni të plotë dhe shoqëri të ngrohtë. Zyrtarët e shtetit çuditen kur shohin këtë gjë. Një shembull i ndikimit bashkues që ka krishterimi i vërtetë u komentua nga gazeta e Nju-Jorkut, Amsterdam News, më 2 gusht 1958. Komenti u frymëzua nga vëzhgimi që iu bë asamblesë ndërkombëtare të përmendur më parë, ku më se një çerek milion Dëshmitarë ishin mbledhur në qytetin e Nju-Jorkut.
«Kudo, zezakë, të bardhë dhe orientalë, nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nga të gjitha pjesët e botës, ishin përzier në mënyrë të gëzuar e të lirshme. . . Dëshmitarët adhurues, nga 120 vende, kanë jetuar dhe adhuruar së bashku në paqe, duke u treguar amerikanëve se sa me lehtësi mund të bëhet kjo gjë. . . . Asambleja është një shembull i shkëlqyer se si njerëzit mund të punojnë dhe të jetojnë së bashku.»
Shumë mund të thonë se parimet e krishterimit nuk janë praktike për këtë botë moderne. Megjithatë, ç’gjë tjetër ka dhënë ose mund të japë rezultate? Parimet e krishtere mund të kenë një vlerë reale tani, nëse zbatohen në zonën tuaj, dhe do të jenë baza për bashkimin e të gjitha ‘kombeve, fiseve dhe popujve’ kudo në botë, nën sundimin e Mbretërisë së Perëndisë mbi njerëzimin.—Zbulesa 7:9, 10.
Botuar më 2001 |
|
Copyright © 2006 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|