| Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? | Mësimi 1 |
Si mund të zbulosh se çfarë kërkon Perëndia? |
|
| Cilin informacion të rëndësishëm përmban Bibla? (1) | |
| Kush është autori i Biblës? (2) | |
| Përse duhet ta studiosh Biblën? (3) | |
1. Bibla është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Është si letra e një ati të dashur drejtuar fëmijëve të tij. Ajo na tregon të vërtetën mbi Perëndinë: kush është ai dhe cilat janë normat e tij. Ajo shpjegon se si t’i përballojmë problemet dhe si të gjejmë lumturi të vërtetë. Vetëm Bibla na tregon se çfarë duhet të bëjmë për t’i pëlqyer Perëndisë.—Psalmi 1:1–3; Isaia 48:17, 18.
2. Bibla u shkrua nga rreth 40 burra të ndryshëm, gjatë një periudhe kohe 1.600–vjeçare, duke filluar në vitin 1513 p.e.s. Ajo përbëhet nga 66 libra të vegjël. Ata që shkruan Biblën ishin të frymëzuar nga Perëndia. Këta njerëz shkruan mendimet e tij dhe jo të tyret. Prandaj, Autor i Biblës është Perëndia në qiell dhe jo ndonjë njeri në tokë.—2. Timoteut 3:16, 17; 2. Pjetrit 1:20, 21. 3. Perëndia mori masa që Bibla të kopjohej dhe të ruhej e saktë. Bibla është shtypur më shumë se çdo libër tjetër. Jo çdokush do të jetë i lumtur të të shohë tek studion Biblën, megjithatë mos lejo që kjo të të pengojë. E ardhmja jote e përhershme varet nga marrja e njohurisë për Perëndinë dhe nga kryerja e vullnetit të tij, pavarësisht nga çdo kundërshtim.—Mateu 5:10–12; Gjoni 17:3. |
Botuar më 1996 |
|
Copyright © 2006 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|