| Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? | Mësimi 8 |
Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë |
|
| Cila është pozita e burrit në familje? (1) | |
| Si duhet ta trajtojë burri gruan e tij? (2) | |
| Çfarë përgjegjësish ka një baba? (3) | |
| Cili është roli i gruas në familje? (4) | |
| Çfarë kërkon Perëndia nga prindërit dhe nga fëmijët? (5) | |
| Cila është pikëpamja e Perëndisë mbi ndarjen dhe divorcin? (6, 7) | |
1. Bibla thotë se burri është kreu i familjes së tij. (1. Korintasve 11:3) Burri duhet të ketë vetëm një grua. Ata duhet të jenë të martuar siç kërkohet sipas ligjit.—1. Timoteut 3:2; Titit 3:1. 2. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç do veten. Duhet ta trajtojë atë ashtu siç trajtoi Jezui ithtarët e tij. (Efesianëve 5:25, 28, 29) Në asnjë mënyrë, ai kurrë nuk duhet ta keqtrajtojë apo të ngrejë dorë kundër gruas së tij. Përkundrazi, duhet të tregojë nderim dhe respekt për të.—Kolosianëve 3:19; 1. Pjetrit 3:7.
3. Një baba duhet të punojë shumë për t’u kujdesur për familjen e tij. Ai duhet të sigurojë ushqim, veshmbathje dhe strehim për gruan dhe fëmijët e tij. Përveç kësaj, duhet të sigurojë nevojat frymore të familjes. (1. Timoteut 5:8) Ai merr drejtimin për të ndihmuar familjen që të mësojë mbi Perëndinë dhe qëllimet e tij.—Ligji i përtërirë 6:4–9; Efesianëve 6:4. 4. Gruaja duhet të jetë një ndihmëse e mirë për të shoqin. (Zanafilla 2:18) Ajo duhet ta ndihmojë atë në mësimin dhe në stërvitjen e fëmijëve. (Proverbat 1:8) Perëndia kërkon nga gruaja që të kujdeset me dashuri për familjen e saj. (Proverbat 31:10, 15, 26, 27; Titit 2:4, 5) Ajo duhet të ketë respekt të thellë për të shoqin.—Efesianëve 5:22, 23, 33. 5. Perëndia kërkon që fëmijët t’u binden prindërve. (Efesianëve 6:1–3) Ai pret nga prindërit që t’i udhëzojnë dhe t’i ndreqin fëmijët e tyre. Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët dhe të studiojnë Biblën me ta, duke u kujdesur për nevojat e tyre frymore dhe emocionale. (Ligji i përtërirë 11:18, 19; Proverbat 22:6, 15) Prindërit nuk duhet t’i disiplinojnë kurrë fëmijët e tyre në një mënyrë të ashpër apo mizore.—Kolosianëve 3:21.
6. Kur bashkëshortët e kanë problem për t’u marrë vesh së bashku, ata duhet të përpiqen të zbatojnë këshillën biblike. Bibla na nxit që të tregojmë dashuri dhe të falim. (Kolosianëve 3:12–14) Fjala e Perëndisë nuk inkurajon ndarjen si mënyrë për të zgjidhur problemet e vogla. Megjithatë, gruaja mund të vendosë ta lërë të shoqin, nëse (1) ai refuzon me kryeneçësi të mbështesë familjen, (2) është kaq i dhunshëm, sa shëndeti dhe jeta e saj është në rrezik ose (3) kundërshtimi i tij ekstrem e bën të pamundur që të adhurojë Jehovain.—1. Korintasve 7:12, 13. 7. Bashkëshortët duhet të jenë të besueshëm ndaj njëri-tjetrit. Tradhtia bashkëshortore është një mëkat kundër Perëndisë dhe kundër bashkëshortit. (Hebrenjve 13:4) Marrëdhëniet seksuale jashtë martese janë e vetmja arsye biblike për divorc dhe për rimartesë. (Mateu 19:6–9; Romakëve 7:2, 3) Jehovai urren që njerëzit të divorcohen pa pasur një arsye biblike dhe të martohen me dikë tjetër.—Malakia 2:14–16. |
||||
Botuar më 1996 |
|
Copyright © 2006 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|